leoni

Fitim Selimi

Fitim Selimi: KUR E DREJTA DHE E VËRTETA NDRYDHEN NGA PËRSHTATJA PËR VOTË DHE FRIKA NGA PUBLIKU!

Qëndrueshmëria në të vërtetën dhe në të drejtën është mënyra e vetme për të ecur përpara pa e kthyer kokën mbrapa, pa pasoja të papërmirësueshme.
Boshti i qëndrueshmërisë së Shtetit të së Drejtës është ruajtja e rregullaritetit ligjor. Dhe gjithmonë, në çdo kohë e në çdo vend, dihen shkelësit e ligjshmërisë.
Megjithatë, sot, në vend që të përballemi me ta, kemi zgjedhur të heshtim përballë deformimeve që lindin nga frika e akuzës — nga frika se “nuk po mundemi t’i miratojmë nevojat për qytetarin”. Kjo frikë nuk është shenjë përgjegjësie, por thellim i anarkisë dhe legjitimim i saj.
Bazamenti i rrënimit të kredibilitetit të liderit – e për pasojë, edhe i shtetit – qëndron në frikën për ta mbrojtur të drejtën. Kjo frikë na qon në një arnim të mjerë mbi rroba që nuk të bëjnë më punë, duke hequr dorë nga ato që do të na ofronin siguri e qëndrueshmëri.
Tolerimi i antikombëtarëve në hierarkinë shtetërore, në emër të frikës nga akuza për “mosbërje të institucionit”, është rrënim substancial i vetë institucionit. Nuk është ndërtim, por rrafshim me themel i besimit publik.
A kemi ndërtuar, apo kemi rrënuar institucionin e Parlamentit, kur në krye i kemi vënë një armik të lirisë së këtij vendi — një njeri që në mënyrë të artikuluar, nën petkun e “shkencës” dhe “akademizmit”, fyen gjakun e derdhur për Liri?
Jo!
Ne e kemi legjitimuar rrënimin me paqëndrueshmërinë tonë në mbrojtjen e parimeve!
Sot jemi në një PUQ juridik, pa zë dhe pa dorë për ta shpëtuar vendin. Jemi të dorëzuar!
Ky është turpi më i madh i një shoqërie, një turp që të lë pa frymë — dhe që, për fat të keq, po e mbajmë mbi shpinë me vetëdije, sikur të ishte një vlerë.
Ne duhet të sqarojmë qytetarët, kush është fajtori për cënimin e mirëqenjes së tyre, por jo të marim faje të paqena nga frika e sharjeve të rrugaqëve të facebookut!

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA: PRESIDENTJA MJERANE!

Pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, deputeti Albin Kurthi me shpurën përcjellëse të puthadorëve dhe …