leoni

Fitorja e Kombëtares bën përshtypje të thellë në mediet e huaja

Fitorja e Kombëtares bën përshtypje të thellë në mediet e huaja

Fitorja e Kombëtares kuqezi është pasqyruar gjerësisht nga mediet e huaja. Loja me shpirt e lojëtarëve tanë si dhe mbështetja fenomenale nga tifozëria shqiptare ka bërë përshtypje të thella gjithandej medieve të huaja. BBC shkruan se “adhuruesit shqiptarë, ndër më pasionantët në evropian, me të drejtë mburren me Kombëtaren e tyre”. Ndërkaq, ‘The Guardian’ nis vlerësimin e ndeshjes me këto fjalë “ekipi i Shqipërisë që bëri historinë, është bërë tashmë simbol uniteti i shqiptarëve”. Gazeta tjetër ‘The Sun’ e quan Shqipërinë ‘histori-shkruese’, ndërkaq ‘Daily Mail’ shkruan se Shqipëria ende ka shpresë. Tituj të ngjashëm zënë vend edhe në shtypin spanjoll. Gazeta Marca shkruan se “Tani Bota po e njeh Shqipërinë”. Edhe mediet serbe kanë pasqyruar fitoren e Kombëtares. Kështu ‘Blic’ e fillon raportimin me titullin ‘Shqiptarët mund të kalojnë fazën e ardhshme, rumunët ikin në shtëpi!”.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …