Shqipëria

Fituese e zgjedhjeve të 11 Majit në Shqipëri pritet të jetë Partia Socialiste

Sot nga ora 7.00 e mëngjesit deri në ora 19.00 të mbrëmjes, në Shqipëri janë mbajtur zgjedhjet e përgjithshme. Për t’u zgjedhur deputet i Kuvendit të Shqipërisë, në këto zgjedhje parlamentare, kanë garuar 2 mijë e 46 kandidatë për deputetë, nga 11 parti dhe koalicione zgjedhore. Sipas njohësve të rrethanave politike, në këto zgjedhje ka fituar bindshëm Partia Socialiste, me afër 80 mandate, e pasuar nga Partia Demokratike me rreth 50 mandate ndërsa rreth 10 ulëse tjera i kanë fituar partitë tjera. Kuvendi i Shqipërisë i ka 140 deputetë. Nëse ky rezultat konfirmohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Shqipërisë, atëherë Partia Socialiste ka fituar vota të mjaftueshme për ta krijuar Qeverinë e re dhe për ta qeverisur vendin edhe gjatë 4 viteve të ardhshme.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …