Ish-kryetari i SHBA-ve, Bill Clinton e viziton Kosovën në shënim të 20 vjetorit të lirisë dhe hyrjes së trupave të NATO-s

Fjalimi historik i Presidentit Clinton më 10 qershor 1999: ‘Në Kosovë bëmë gjënë e duhur

Në përvjetorin e 26-të të Çlirimit të Kosovës, rikujtohet një nga fjalimet më të rëndësishme të mbajtura nga një lider botëror për fatin e popullit shqiptar. Më 10 qershor 1999, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton, iu drejtua kombit amerikan dhe botës, për të shpallur përfundimin e sulmeve ajrore të NATO-s dhe nisjen e tërheqjes së forcave serbe nga Kosova, pas një fushate brutale të spastrimit etnik të udhëhequr nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit. “Ushtria dhe policia serbe po tërhiqen nga Kosova. Një milion njerëz të dëbuar po përgatiten të kthehen në shtëpi,” deklaroi Clinton, duke e cilësuar operacionin si një “fitore për një botë më të sigurt dhe për vlerat demokratike”. “Në Kosovë bëmë gjënë e duhur; e bëmë në mënyrën e duhur; dhe do ta përfundojmë”, u shpreh ai. Ai vlerësoi kontributin e forcave të NATO-s. Clinton parashtroi qartë sfidat e ardhshme për ndërtimin e paqes: kthimin e refugjatëve, rindërtimin e Kosovës, sigurinë për të gjithë qytetarët – shqiptarë dhe serbë – dhe çmilitarizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai njoftoi angazhimin e rreth 50,000 trupave të forcës ndërkombëtare paqeruajtëse, përfshirë 7,000 nga SHBA.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …