Florent S. Maqkaj, djali i dëshmorit të kombit Selver Maqkaj: Në Kosovë nuk vlen shkolla, por “dora e fortë”

Florent S. Maqkaj, djali i dëshmorit të kombit Selver Maqkaj, ka reaguar publikisht pas refuzimit të aplikimit të tij nga kompania publike “Hidroregjioni Jugor” për pozitën “inspektor-kontrollor”. Sipas tij, aplikimi u refuzua me arsyetimin “mungesë dokumentacioni – diploma e shkollës së mesme”, ndonëse kishte dorëzuar diplomën e fakultetit. Ai e ka cilësuar vendimin si të padrejtë dhe si vazhdim të një praktike të punësimeve përmes ndikimeve politike e familjare. “Unë me fakultet refuzohem, tjetri me shkollë të mesme ecën përpara. Krejt çka duhet në Kosovë është dikush i fortë që të të ndihmojë”, ka shkruar ai. Maqkaj gjithashtu kritikoi afatet e shkurtëra për ankesa dhe mënyrën si trajtohen aplikuesit në sektorin publik, duke thënë se padrejtësitë ndaj të rinjve dhe familjeve të dëshmorëve po vazhdojnë pa u ndalur.

Kontrolloni gjithashtu

Blerim Canaj: Mungon vullneti për qeveri të re – nuk përjashtohet kthimi i vendit në zgjedhje

Analisti politik Blerim Canaj ka deklaruar se, pavarësisht fitores së madhe të Lëvizjes Vetëvendosje në …