leoni

Flotistët e Kishnicës në grevë: Dy muaj pa paga, kërkojnë zgjidhje urgjente

Punëtorët flotistë të minierës së Kishnicës kanë hyrë në javën e dytë të grevës për shkak të mosmarrjes së pagave për dy muaj rresht. Edhe pse në prag të pensionimit dhe disa prej tyre të lënduar, si rasti i Mexhid Zekës me 41 vite punë, ata vazhdojnë protestën duke kërkuar pagesat e tyre. Zeka thekson se premtimet nga kryeshefi i “Trepçës” nuk janë përmbushur, ndërsa diskriminimi mes njësive të ndërmarrjes është bërë i dukshëm. “Pagat në Trepçë dolën, tek ne jo. Fëmija nuk pyet kush është kryeshefi – duhet t’i sjellësh ushqim”, deklaroi ai. Njëjtë mendon edhe punëtori tjetër, Krasniqi, i cili tha se greva nuk do të ndalet pa u realizuar pagesat. Ai thekson se ka asete të mjaftueshme në Kishnicë për të mbuluar pagat për vite, por mungon vullneti për t’i shfrytëzuar ato. Grevistët thonë se nuk kanë kërkesa politike, por vetëm duan të marrin atë që u takon me të drejtë.

Kontrolloni gjithashtu

Eugen Cakolli kritikon punën e asistentëve të deputetëve në Kuvendin e Kosovës

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka ngritur pyetje rreth funksionit dhe angazhimit të …