“S’ia ka nda buxhetin që i takon, s’ia ka zgjidhë çështjen e pronës, s’ia ka bo ligjin, e ka përdorë për propagandë kundër mediave tjera, u mundu me e nënshtru ish-drejtorin gjeneral dhe disa anëtarë të bordit (me disa ia ka dalë), ka ndiku me hekë emisione që i ka konsideru të pavarura, iu ka bo presion gazetarëve dhe redaktorëve përmes veglave, ka ndiku me i blacklist kritikuesit e pushtetit” – shkroi ajo.
Sidoqoftë, sipas saj, VV-ja nuk ka arritur që ta fusë “nën kthetrat e saj” televizionin publik ashtu siç ka ëndërruar, “ndonëse e kontrollon pjesërisht”.
Në fund, Kusari bëri thirrje që VV-ja t’ia ndajë buxhetin RTK-së dhe t’ua rrisë rrogat punëtorëve të televizionit “urgjentisht”.