leoni

Fondacioni “Freskia” dhuron 500 maska shumë përdorimëshe

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, ka pritur në takim, Drejtorin e Fondacionit “Freskia”, Artan Musliu si dhe Besim Arbanashi nga ky fondacion. Ata gjatë vizitës së tyre në Han të Elezit kanë dhuruar 500 maska shumë përdorimëshe. Musliu ka treguar se këto maska janë punuar nga nënat vetushqyese dhe janë dedikuar për nevojat e institucioneve dhe për qytetarët. Kryetari Suma ka falënderuar përfaqësuesit e Fondacionit “Freskia”, Artan Musliu dhe Besim Arbanashi për këtë donacion të ofruar dhe ka theksuar se përkrahja që po behët nga bamirësit ne këtë kohë pandemie është shumë e mirëseardhur për tejkalimin dhe parandalimin e luftimit me Covid-19.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gllogjan u mirëpritën motoristët e platformës “Liria ka Emër”

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka njoftuar përmes një postimi në profilin …