Me rastin e 27-vjetorit të Masakrës së Reçakut, Forca e Sigurisë së Kosovës organizoi homazhe solemne në Kompleksin Memorial në Reçak, duke vendosur kurora lulesh në nderim të martirëve të kësaj masakre. Delegacioni i FSK-së, u përkujdes që ceremonia të zhvillohej në një atmosferë respekti dhe solemniteti, duke shprehur mirënjohje dhe nder për sakrificën e të rënëve për lirinë e Kosovës. Forca e Sigurisë së Kosovës thekson se përkujdesja ndaj kujtesës së martirëve nuk është vetëm një akt simbolik, por një detyrë morale dhe historike ndaj të gjithë shqiptarëve. Homazhet u zhvilluan në praninë e familjarëve të dëshmorëve, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së së vërtetës historike të Masakrës së Reçakut dhe të dokumentimit të sakrificës që formoi themelet e lirisë së vendit. FSK nënvizon përkushtimin e saj të vazhdueshëm për të mbështetur familjet e martirëve, për të kujtuar gjakun e derdhur dhe për të ruajtur respektin e merituar për heroizmin e të rënëve në këtë ngjarje tragjike. Lavdi dëshmorëve të Reçakut – sakrificë dhe heroizëm që do të mbetet i pavdekshëm!
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
