Forca të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Rosu, janë nisur drejt veriut të Kosovës

Forca të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Rosu, janë nisur drejt veriut të Kosovës

Forca të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Rosu, janë nisur drejt veriut të Kosovës me qëllim të arrestojnë Marko Gjuriçin, shkruajnë mediat serbe. Autoritetet e Kosovës ia refuzuan kërkesën për të hyrë në territorin e shtetit ministrit të Brendshëm Serb, Nikola Selakovic dhe shefit të zyrës për Kosovës, Marko Gjuriq. Ata, sot planifikonin të shkonin drejt Mitrovicës, ku sipas mediave serbe so të merrnin pjesë në diskutimet në kuadër të dialogut të brendshëm për Kosovën. Ndërkohë pasi Forca të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Rosu, janë nisur drejt veriut të Kosovës me qëllim të arrestojnë Marko Gjuriçin, kryetari  i Serbisë Aleksandar Vuçiq e ka thirrur urgjentisht mbledhjen e Këshillit për Siguri Kombëtare. Mbledhja është caktuar për nesër, bëjnë të ditur mediat serbe. Nuk dihet se cila është arsyeja e kësaj mbledhje por sigurisht ka të bëjë me zhvillimet e sotme në veri, por supozohet se shkak është moslejimi i zyrtarëve serbë për të hyrë pa leje në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Debat për 100 eurot e studentëve: opozita akuzon qeverinë për përdorim elektoral të buxhetit

Para zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, qeveria në detyrë e Kosovës kishte miratuar ndarjen e …