Forcat e Armatosura të Kosovës, dhuruan 10,000 maska mbrojtëse për mësimdhënësit e Ferizajt

Solidariteti i ndërmarrësve të sektorit privat, por edhe institucioneve për të lehtësuar menaxhimin e pandemisë, është mbresëlënëse në Ferizaj. Janë Forcat e Armatosura të Kosovës, që dhuruan një kontingjent prej 10,000 maskash mbrojtëse që do të shpërndahen në shkollat e Ferizajt, që do të përdoren për mbrojtjen nga virusi COVID-19.

Pranimin e donacionit e bëri Bashkim Bytyqi, zyrtar në Drejtorinë e Arsimit, me ç’rast shprehu falënderimin në emër të Komunës së Ferizajt për këtë donacion.

Kontrolloni gjithashtu

Përurohet objekti i ri i shkollës fillore “Lan Selimi” në fshatin Lumbardh

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, kryetari i Komunës së Deçanit, z. …