Autoritet palestineze kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, forcat izraelite i kanë vra tetë palestinezë në Bregun Perëndimor. Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se pesë palestinezë u vranë në bastionin militant, Xhenin, derisa tre të tjerë u vranë në zona të ndryshme të Bregut Perëndimor prej mëngjesit të së shtunës. Ushtria tha se palestinezët e vrarë ishin militantë, por deri tani asnjë grup militant nuk ka thënë se ata ishin pjesëtarë të tyre. Radio Evropa e Lirë njofton se ushtria e Izraelit ka thënë se i vrau pesë palestinezë në një betejë me armë zjarri gjatë operacionit të saj në kampin e refugjatëve Xhenin, ku kishte shkuar për ta arrestuar një të dyshuar palestinez për gjoja vrasjen e një babai dhe djali në një autolarje në Bregun Perëndimor në fillim të këtij viti.
Kontrolloni gjithashtu
Katër partitë shqiptare krijojnë kryesinë e përbashkët për të sfiduar Qeverinë Mickoski
Përçarjet dhe pasiguria në lidhje me Qeverinë e Mickoskit kanë shtyrë katër partitë shqiptare – …