Forcat izraelite kanë bastisur Al Jazeeran dhe kanë urdhëruar mbyllje për 45 ditë

Forcat izraelite bastisin Al Jazeeran, gazetarëve në Bregun Perëndimor u jepet urdhër mbyllje për 45 ditë. “Ka një vendim gjykate për mbylljen e Al Jazeera për 45 ditë,” i tha një ushtar izraelit shefit të zyrës së Al Jazeera në Bregun Perëndimor duke cituar bisedën që u transmetua drejtpërdrejt. Televizioni Al Jazira kanë njoftuar se ushtarët nuk dhanë një arsye për urdhrin e mbylljes. Trupa izraelite të armatosura hynë në zyrë dhe i thanë një gazetari, live në transmetim, se zyra do të mbyllej, duke thënë se stafi duhej të largohej menjëherë. Më vonë, rrjeti transmetoi pamje të trupave izraelite që shkatërronin një pankartë në ballkonin nga zyra e Al Jazeeras. Sipas Al Jazeeras, pankarta përmbante një imazh të Shireen Abu Akleh, një gazetare palestinezo-amerikane e vrarë nga forcat izraelite në maj 2022. Zyra e medias e qeverisë së drejtuar nga Hamasi në Gaza dënoi bastisjen e së dielës, duke thënë në një deklaratë se ishte një “skandal i zhurmshëm dhe një shkelje e hapur e lirisë së shtypit” ka njoftuar Radio Evropa e Lirë.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ miraton dizajnin dhe formatin e fletëvotimeve për zgjedhjet 19 majit në katër komunat në veri të vendit

KQZ zvarrit procesin: Pas dy javësh rinumërimi, ende paqartësi për rreth 400 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit të votave …