Për KFOR-in mbetet e paqartë se ku kanë qenë policët e Kosovës në kohën e kidnapimit nga forcat serbe

Forcat paqeruajtëse të KFOR-it, në Kosovë, vazhdojnë ta mbështesin dialogun si rrugë kryesore për të arritur stabilitet afatgjatë

Forcat paqeruajtëse të KFOR-it,  në Kosovë, vazhdojnë ta mbështesin dialogun si rrugë kryesore për të arritur stabilitet afatgjatë. Ato  vazhdojnë ta mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja si rrugë kryesore për të arritur stabilitet afatgjatë dhe të pakthyeshëm dhe për të ulur tensionet në Veri të Kosovës. Në një njoftim publik të kësaj force thuhet: Ftojmë të gjitha palët që të bashkohen për shtendosjen e situatës dhe të përmbahen nga veprimet provokuese që janë kundër interesit të të gjithë njerëzve në Kosovë. KFOR-i ka ftuar të gjitha palët që të përmbahen nga veprimet provokuese që janë kundër interesave të të gjithë njerëzve në Kosovë. Ai vazhdon të jetë vigjilent dhe krejtësisht i aftë për të përmbushur mandatin e tij që buron nga rezoluta 1244 e OKB-së për të ofruar mjedis dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, thuhet në njoftimin e Forcave Paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: LDK po shndërrohet në patericë të pushtetit, Abdixhiku ofroi menjëherë ndihmë për zgjedhjen e presidentit

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka komentuar me tone kritike zhvillimet e fundit në …