Formohet komisioni për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga shirat dhe vërshimet e rrëmbyeshme në Rahovec

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, duke u bazuar nga situata e krijuar në terren pas reshjeve të shiut, ka nënshkruar vendimin për formimin e komisionit për “Vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga shirat dhe vërshimet e rrëmbyeshme ”.

Komisioni tashmë ka filluar punën dhe gjindet në terren dhe të gatshëm që të bëjnë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga shirat dhe vërshimet e rrëmbyeshme.

“Për të gjithë ata që kanë nevojë të kontaktojnë me komisionin për vlerësimin e dëmeve mund të lajmërohen në këtë numër kontaktues : 044-152-619”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Marrëdhënie me Publikun e Komunës së Rahovecit

Kontrolloni gjithashtu

Mbledhja e dytë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Malishevës mbahet më 30 qershor

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Argjend Thaçi, ka thirrë mbledhjen e dytë të jashtëzakonshme të …