Investimet e MBPZHR-së po rrisin prodhimtarinë bujqësore

Investimet e Ministrisë së Bujqësisë dhe donatorëve gjerman po arrijnë që ta zhvillojnë sektorin e bujqësisë, duke ndikuar kështu në fuqizimin e mëtejmë të këtij sektori dhe duke gjeneruar vende të reja të punës.

Kështu është thënë sot gjatë vizitës që zëvendësministri i MBPZHR-së, Mevludin Krasniqi bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të ministrisë, Kapllan  Halimi dhe Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë,  Christian Heldt i kanë bërë Iniciativës për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) dhe Qendrës Edukuese të Fermerëve në  Komunën e Vushtrrisë.

Me këtë rast, zëvendësministri Krasniqi ka theksuar se IADK-ja me punën dhe përkushtimin e stafit profesional, përmes donacioneve nga GIZ – CETEP dhe partnerët tjerë gjerman, ka mbështetur dhe po vazhdon të mbështesë qindra fermer të vegjël anekënd vendit në zhvillimin e bujqësisë në përgjithësi, e sidomos sektorin e bimëve aromatike mjekësore dhe atë të frutave të malit nē veçanti.

“Produktet Made in Kosova, bimët aromatike mjekësore dhe frutat e malit suksesshëm kanë depërtuar në tregjet europiane, ku eksporti i tyre në vendet e rajonit dhe Europës ka arritur në 95%”, ka thënë  Krasniqi.

Gjatë kësaj vizite, ai ka falënderuar donatorët gjerman dhe stafin e IADK-së për angazhimin e tyre në fuqizimin e bujqësisë në Kosovë.

Me këtë rast, ata kanë vizituar edhe disa fermer përfitues të granteve investive në Studime të Epërme dhe të Poshtme të komunës së Vushtrrisë.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …