Brickos

Aktivitete të shumta për nder të 18 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Skenderajt

Me homazhe te shtatorja e Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, në sheshin e qytetit, nga kryetari i Komunës, Bekim Jashari, nënkryetari Nuredin Lushtaku, drejtorët komunal, Policia e Kosovës, bashkëluftëtarë të UÇK-së, asamblistë të Kuvendit, dhe qytetarë të tjerë, kanë filluar sot aktivitetet ditore të shënimit të 20 – vjetorit të çlirimit të qytetit të Skenderajt.

Më pas delegacioni i gjerë ka vazhduar për në Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz, ku ka bërë homazhe para dëshmorëve të kombit, ndërkohë që aktiviteti përkujtimor ka përfunduar me vizitë dhe homazhe te Kompleksi i Dëshmorëve në Marinë.

Në kuadër të aktiviteteve zyrtare të Komunës në shënim të 20-vjetorit të çlirimit të Skenderajt, është mbajtur edhe një seancë solemne, në të cilën fjalë rasti ka mbajtur kryetari i Komunës, z.Bekim Jashari

Në mesditë, në Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz, kryetari Jashari, nënkryetari Lushtaku dhe drejtorët komunal, kanë pritur veteranët e luftës në Kroaci, të cilët kanë udhëtuar nga vendlindja e tyre për të nderuar sakrificën e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari Familjes së tij, dhe dëshmorëve tjerë të kombit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …