Ardian Gjini: Ajo që ndodhi në Kuvend është maskaradë, duhet ta mbrojmë shtetin nga njerëzit që nuk kanë plan të ndalen

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës, duke i cilësuar ato si “maskaradë” dhe duke akuzuar Vetëvendosjen për shkelje të Kushtetutës, ligjit dhe rregullores së Kuvendit. E kemi parë edhe anën e errët njerëzore të atyre që janë zgjedhur. Asgjë që po shihni nuk është e rastësishme, krejt është proces i fajësimit edhe i zgjedhjes së datës së zgjedhjeve”, deklaroi Gjini. Ai akuzoi Vetëvendosjen se ka uzurpuar institucionet dhe se, përmes veprimeve të saj, po dëmton shtetin, institucionet dhe të ardhmen e qytetarëve. Gjini u bëri thirrje qytetarëve që të mos e votojnë më këtë kastë politike, duke thënë se Kosova duhet të mbrohet nga ajo që e cilësoi si shkatërrim të demokracisë dhe institucioneve. “Njerëzit të cilët ju i keni votuar i kanë uzurpuar institucionet e Kosovës, po e nëpërkëmbin shtetin, këto institucione dhe të ardhmen tuaj. Është detyrë e juaja, e jona dhe e secilit njeri që jeton në Kosovë me e mbrojt shtetin e demokracinë”, tha ai. Zhvillimet në Kuvend janë pjesë e një taktike për të fituar kohë dhe për t’i shtyrë zgjedhjet deri më 27 dhjetor, duke e cilësuar situatën e krijuar si një “lojë të pastër” politike. “Kjo maskaradë që ndodhi në Kuvend është lojë e pastër për të blerë kohë, që zgjedhjet t’i caktojnë me 27 dhjetor. Kjo edhe nëse çmimi është shkatërrimi i institucioneve të shtetit”.  “Ndaleni këta njerëz, ndaleni, se vetë nuk e kanë plan me u ndalë”.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti hesht për marshin në mbështetje të UÇK-së, shmang pyetjen nëse do t’i bashkohet protestës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka zgjedhur të mos japë përgjigje lidhur me pjesëmarrjen e …