Veprimtarët e çështjes kombëtare në diasporë, Shaip Kadriaj dhe Bujar Beqiri, kanë vizituar Jakup Krasniqin në Hagë. Lajmin e ka bërë të ditur Shaip Kadriaj përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe mesazhin e tij pas takimit me Krasniqin. Kadriaj ka vlerësuar kontributin e atyre që, siç është shprehur, e bënë historinë e lirisë së Kosovës, duke theksuar se shoqëria dhe institucionet kanë përgjegjësi të mos i harrojnë dhe të mos i lënë vetëm. Ai ka rikujtuar sakrificën e tyre për lirinë e vendit, duke ngritur edhe çështjen e përkujdesjes që shteti dhe qytetarët duhet të tregojnë ndaj tyre. “Ata janë vetë historia që nuk mund të rishkruhet! Por ne duhet ta pyesim veten: A kemi bërë diçka për ta dhe çfarë po bëjmë sot, si shtet e si popull, për ta?”, ka shkruar Kadriaj. Në mesazhin e tij, ai ka theksuar se njerëzit që kontribuuan për lirinë e vendit vazhdojnë të përballen me çmimin e sakrificës së tyre, ndërsa ka bërë thirrje për solidaritet dhe përkushtim ndaj tyre. “Ata e bënë historinë, ndërsa ne kemi detyrimin të mos i harrojmë dhe të mos i lëmë vetëm!”, ka përfunduar Kadriaj.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
