Smajl Latifi: Albin, herët a vonë do të përballesh me “fytyrën tënde të vërtetë”

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherit kryetari i komunës së Rahavecit Smajl Latifi, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se asnjë politikan nuk mund ta mbajë pafundësisht një imazh të ndryshëm nga ajo që, sipas tij, përfaqëson në të vërtetë. Duke e lidhur këtë me zhvillimet politike në Kosovë, Latifi ka thënë se edhe “maskat” politike, sipas tij, konsumohen me kalimin e kohës. Ai pretendoi se Kurti, pavarësisht mbështetjes së madhe elektorale, nuk mund t’i shmanget përgjithmonë përplasjes mes imazhit që paraqet dhe asaj që Latifi e cilëson si “fytyrën e tij të vërtetë”. Në fund të reagimit, nënkryetari i AAK-së paralajmëroi se, sipas tij, kur kjo përplasje të ndodhë, Kurti do të përballet sërish me qytetarët, duke theksuar se populli shqiptar “kurrë nuk harron”.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu

Ganimete Musliu: Mosrespektimi i thirrjeve të Prokurorisë nga kryeministri dëmton besimin në sundimin e ligjit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kritikuar kryeministrin për mosparaqitjen para Prokurorisë, …