Ardian Bajraktari: Akuzat ndaj katërshes së UÇK-së nuk u provuan, drejtësia duhet të përfundojë me pafajësi

Avokati Ardian Bajraktari ka deklaruar se akuzat e Prokurorisë së Specializuar në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk kanë arritur të provohen gjatë procesit gjyqësor, duke vlerësuar se epilogu i këtij procesi të stërzgjatur duhet të jetë pafajësia e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Bajraktari tha se qytetarët tashmë janë të bindur se përfundimi i drejtë i procesit duhet të jetë lirimi i katër të akuzuarve, veçanërisht për shkak të asaj që ai e konsideron mungesë të provave për akuzat kryesore të Prokurorisë. “Populli është tashmë i bindur se epilogu i vetëm dhe real i këtij procesi të stërzgjatur dhe jo më pak me shkelje është pafajësia e katërshes së UÇK-së, sepse akuzat e Prokurorisë, me theks të veçantë ato që ndërlidhen me të ashtuquajturën ndërmarrje e përbashkët kriminale, nuk kanë arritur t’i argumentojnë”, deklaroi ai. Duke u bazuar në këtë vlerësim, avokati tha se pret që procesi të përfundojë me shpalljen e pafajësisë së ish-krerëve të UÇK-së, duke theksuar se drejtësia duhet të mbështetet në prova dhe ligj. “Populli pret drejtësi, e drejtësi nënkupton pafajësi, përkatësisht për katërshen e UÇK-së”, tha Bajraktari.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti hesht për marshin në mbështetje të UÇK-së, shmang pyetjen nëse do t’i bashkohet protestës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka zgjedhur të mos japë përgjigje lidhur me pjesëmarrjen e …