Në Galerinë e Arteve në Ferizaj u shfaq dokumentari “Akuzat nuk qëndrojnë” me skenar dhe regji të gazetarit të mirënjohur, Asllan Bajrami, një dëshmi kjo që flet zëshëm dhe e cila qëndron në fakte të palëkundshme se lufta jonë çlirimtare ishte e drejtë dhe e pastër dhe se procesi gjyqësor në Hagë është një absurd e i pashembullt në fushën e drejtësisë.
Më 16 Shtator triumfon Kosova, liria e saj, triumfon Ushtria Çlirimtare e Kosovës, triumfon drejtësia, triumfojnë etërit e lirisë e pavarësisë, krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka shkruar në facebook, kryetari i Ferizajt, z. Agim Aliu.