Forumi lokal për trashëgimi kulturore mbajti takimin e tretë të radhës

Në kuadër të projektit “Cultural cross-border exchange initiative “, është zhvilluar takimi i tretë me radhë i Forumit lokal të Trashëgimisë kulturore në komunën e Vitisë, që u organizua nga CHwB Kosova. I pranishëm në këtë takim ishte edhe zëvendëskryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, si dhe morën pjesë edhe Ismet Sejdiu udhëheqësi i sektorit për kulturë, koordinator i Projektit Alban Morina dhe përfaqësues të drejtorive tjera, biznese dhe organizata joqeveritare. Në këtë punëtori, është bërë prezantimi i disa objekteve te restauruar nga CHwB nëpër qytetet e Kosovës , e po ashtu është bërë edhe shpalosja e gjendjes faktike të objektit përball komunës, e cila tani më është destinuar për muzeun e qytetit, si dhe intervenimet që do të bëhen aty.

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Lladrovci: 11 Marsi është kufiri i territ me agun e lirisë

Në përvjetorin e fillimit të demonstratave më 11 Mars 1981, Ramiz Lladrovci ka theksuar se …