Fotodiplomacia e Kosovës në Nju Jork: Shumë poza, pak rezultate

Pozat dhe fotogaleritë nga Kosova gjatë Javës së Nivelit të Lartë të OKB-së do të vërshojnë rrjetet sociale, por përtej tyre nuk pritet asgjë konkrete. Dy shefe të politikës së jashtme, Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla, secila në shtegun e vet, shfaqen vetëm për “fotodiplomaci” pa ndikim real. Kosova, pa status në OKB dhe pa perspektivë për anëtarësim për shkak të Kinës dhe Rusisë, nuk mund të prodhojë rezultate diplomatike. Shtrëngime dorësh dy-sekondëshe, vetëtime dhe fotografi të shpërndara nga prifili  presidencial dhe qeveritar shfrytëzohen si “suksese” ndërkombëtare. Gërvalla, e cila nuk ka mandat formal, është promovuar nga MPJD me mesazhe të përgjithshme për siguri, ekonomi dhe bashkëpunim ndërkombëtar. Pyetjet për aktivitetet konkrete të ministres mbeten pa përgjigje nga MPJD, duke rritur dyshimet për mungesë të angazhimit real. Osmani gjithashtu poston vetëm fraza të zakonshme dhe takime pa përmbajtje të qartë. Fotodiplomacia e Kosovës duket më shumë si spektakël për konsum të brendshëm sesa si politikë e efektshme. Qytetarët mbeten të paqartë për rezultatet konkrete të përfaqësimit të Kosovës në Nju Jork. Kjo situatë risjell shqetësime për mungesën e strategjisë dhe koherencës në politikën e jashtme të Kosovës. Pa ndikim real dhe pa pjesëmarrje në vendimmarrje ndërkombëtare, Kosova mbetet periferike në arena globale. – nacionale-.

Kontrolloni gjithashtu

Dean Pineles: Dëshmia e Rubinit sfidon narrativën e prokurorisë ndaj Thaçit dhe UÇK-së

Dëshmia e ish-ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, në Hagë mund të ketë peshë …