Brickos

Fragment nga libri: "Burrat shkojnë në luftë", i autorit, profesor Resmi Osmani

Fragment nga libri: “Burrat shkojnë në luftë”, i autorit, profesor Resmi Osmani

Kujtimit të gjyshit, Osman Taipi, që ra dëshmor në luft ën për mbrojtjen e Janinës,  në mars të vitit 1913

Merjemja doli në çardak dhe hodhi sytë nga udha. Dita po thyhej dhe i shoqi duhet ta kishte lënë punën në arë, por nuk dukej gjëkundi. Në vend të tij, larg, ajo shqoi një re pluhuri që linte pas një kalorës, që e ngiste kalin si era. Kalorësi e la udhën dhe mori kthesën për në Puset e Dobrës. Duhet të ishte ndonjë lajmëtar dhe një zot e dinte se ç’lajm sillte në këto ditë të trazuara. Pati një parandjenjë të keqe. Kur kalorësi i humbi nga sytë, zbriti shkallët për në oborr që të mblidhte fëmijët, që luanin jashtë avllisë.

Osmani u kthye në shtëpi mbrëmanet, bashkë me muzgun. Merjemja e priti te porta. E ndihu të çmbrehte qetë, të shkarkonte barrën e kalit dhe t’i grazhdonte kafshët. I hodhi ujë të lante duart dhe fytyrën e u ngjitën nëpër shkallë në heshtje, njëri pas tjetrit. Kur hynë brenda, nën dritën e zbehtë të llambës, vuri re që i shoqi ishte i zymtë dhe fytyrës së tij i mungonte ajo buzëqeshja e zakonshme që i lodronte kur kthehej në shtëpi dhe ajo pati një parandjenjë ndrydhëse dhe shtrënguese. Ishte i heshtur si t’i kishin ikur fjfj alët. Dukej sikur muzgu i mbrëmjes vjeshtake dhe lajmet e dëgjuara i kishin vënë në fytyrë vulën e mërzisë. Ajo priti më kot që ai të fliste një fjalë. Shtroi sofrën, por ai i tha se nuk i hahej.
– Pse mënove?
– U ktheva në Puset e Dobrës. Kishte ardhur një lajmës nga Janina.
– Qoftft ë për mirë!
– Nuk është. Greku ka sulmuar Çamërinë, përpiqen të marrin Janinën. Ushtrisë greke i prin princi Kostandin. Janë me mijëra. Po ra Janina, zere se ka rënë edhe Çamëria. Luftft a ka trokitur në portat tona. Kërkohen ushtarë. Burrë për derë.
Merjemja u shtang. Osmani nuk tha tjetër fjfj alë. Pllakosi një heshtje shtypëse.
– Ti si i dhe karar?- pyeti ajo zëdredhur.
Osmani e vonoi përgjigjen duke e lënë të shoqen në ankth.
– Kujt do t’ia lemë vendin, Grekut? Do të vete në luftft ë
edhe po ta di që s’kthehem i gjallë. Në Janinë ka rrjedhur
gjithë Shqipëria, Lumi i Vlorës dhe Ergjëria.
– Edhe këtë na e bëre?
Nuk pati përgjigje. Pyetja mbeti varur në ajër. Ishte një
heshtje e shurdhër.
Merjemes iu prenë gjunjët. Ajo u zverdh e u bë dyllë, trupi
iu ftft oh dhe e lanë fuqitë, klithmën që i erdhi e mbyti brenda
vetes dhe u mbështet pas murit që të mos rrëzohej. Ishte e
kotë të flfl iste. E njihte të shoqin. Ai e kishte dhënë fjalën. Fjalë
burri, fjfj alë nderi. Kështu ishte ai, e mendonte mirë atë që do
të thoshte. Fliste pak, por fjala i rëndonte si mali i Bozhurit.
Fjalën e dhënë s’e kthente kurrë.
E shoqja shtroi shtresat, por Osmani i tha t’i vinte ujë të
ngrohtë, të lante trupin e të ndërrohej se do të falej. Teksa ai
shkoi të falej, Merjemja vuri fëmijët në gjumë. Kur u kthye
në odë, ai ishte shtrirë në jatak. Ajo u ul, por nuk u shtri,
zvisi fifi tilin e llambës dhe vetëm sa mbështeti shpatullat pas
jastëkut, që e vendosi gjatazi pas murit.
– Po Mehmeti me Daminin?- e pyeti ajo për të kushërinjtë.
– Nuk i dhanë dot karar. Akoma gratë s’u kanë lindur
djem dhe po u ndodhi gjë, u mbyllet dera. Do qëndrojnë t’u
bëjnë kujdes grave që t’u lindin nga një djalë. Në luftft ë shkojnë
burrat, – në zërin e tij kishte mllef dhe një shpoti të keqe, të
hidhur dhe në fytyrë pezm.

Pas pak, nga lodhja e ditës, atë e zuri gjumi dhe Merjemja
ndjeu një gërhitje të lehtë. Ajo nuk mund të flfl inte. Ishte e
turbulluar dhe mendime të mugta, të zymta e të kobshme , të
rrëmujshme , i silleshin nëpër mendje.
Luftft a kishte ardhur si një mallkim dhe kishte trokitur edhe
në portën e tyre. Greku donte Çamërinë. Era e vjeshtës sillte
amzën e athët e të hidhur të barutit dhe jehonën e largët të topave,
që nuk rreshtnin as ditë, as natë. Fjala luftft ë flfl itej gojë më
gojë. Fantazma e saj e përgjakur pluskonte në erë bashkë me
ajrin. Ajo hyri në çdo prag shtëpie. Ishte nje kumt ndrydhës,
si nje mirazh i së keqes, i turbullt e i flfl akëruar. Luftft ë! Ky emër
ishte i ankthshëm dhe i frikshëm për Merjemen, për nënat
që përcillnin bijtë, nuset që përcillnin burrat, për motrat që
përcillnin vëllezërit. Shtatëmbëdhjetë vjeç, djemtë rrëmbenin
dyfekun dhe nguteshin të përfshiheshin në vorbullën e luftft ës,
të rrëfenin trimëri si etërit e tyre, të tregonin sa vlenin dhe të
burrëroheshin. Luftft ëtarët vinin nga kodrat, fushat, bregdeti
fshatrat dhe qytetet e Çamërisë. Linin kërrabat e bariut, parmendën
e bujkut, zejet dhe mjeshtëritë dhe në duar merrnin
dyfekët grykëgjatë. Me grupe të vegjël apo një e nga një, si ca
rrëke të gjalla, damarë gjaku, që do të mbushnin zemrën dhe
aradhet e ushtrisë shqiptare për mbrojtjen e Janinës.
Merjemja nuk arrinte të kuptonte. Turqia kishte marrë
rrokullimën. Nuk kishte shtet, nuk kishte qeveri, por me një
thirrje, që s’dihet nga kush vinte, burrat bashkoheshin në çeta,
mblidheshin tok, shkonin në luftft ë dhe zinin frontin. Askush
nuk i detyronte. Kështu kishte ngjarë dhe herë të tjera, çdo
brez kishte bërë luftft ën e tij dhe kishte derdhur haraçin e gjakut
për Çamërinë e Shqipërinë. Ç’ishte ajo forcë, ajo magji,
që i tërhiqte burrat në luftft ë, kur e dinin që mund të linin edhe
jetën? Kjo, mesa dukej, nuk mund të kuptohej nga gratë. Ato
ishin nëna lindnin djemtë, jo që të ushqenin luftft ën, dhuronin
jetë, luftft a ishte vdekje. Iknin ushtarët, linin gjithçka se i thërriste
Mëmëdheu. Ishte një zë shungullues, që vinte së thelli,
nga nëndheu, ku preheshin eshtrat e të parëve. Ishte amaneti
i tyre. Po vallë a do të ktheheshin që t’u gëzonin zemrat dhe
t’u qeshnin sytë, apo do t’u kalbeshin eshtrat, atje larg, nën
muret e kalasë së Janinës apo brigjeve e kodrave të Bezhanit
apo të Pesë Puseve1 dhe ato do të mbeteshin kallogre, fifi llikate
e të shkreta, me fëmijët jetimë dhe nën hatullat e shtëpive
do të ulërinin kukuvajkat? Zot, o Zot! Ruaji burrat, vëllezërit
dhe djemte tanë!

Osmani u zgjua. Po këndonin gjelat e dytë, ende kishte
shumë natë. Zgjati dorën dhe e vuri në fytyrën e së shoqes.
Dora iu lag. Merjemja nuk flfl inte, qante heshtazi. Ai e tërhoqi
nga vetja. Ajo psherëtiu, fërgëlloi dhe mbështeti kryet
në gjoksin e tij. ”Merjeme, nusja ime bukur, syshkruar,
meskëputur, me kocat si ngjalë, mos qaj, mos u ligështo. Nuk
po shkoj nizam në Jemen, atje ku piqet buka në diell, të luftft oj
shtatë vjet për Turqinë si etërit tanë, po në Janinë, të luftft oj për
Shqipërinë. E di që do të bjerë barrë e rëndë, se do mbetesh
fifi llikat, por do t’ia dalësh, se je bijë nga Alizotët, shtëpi trimash
e punëtorësh. Bindu se po bëj më të mirën, që kërkohet
nga një burrë. Durim dhe më prit se do të kthehem…. ”
“Ti po ikën. Ku do na lesh ne, mua dhe tre fëmijët, që
janë si zogj të parritur? Kush do të na dalë krah, kush do të
na hedhë dorë? Shtëpia do të mbetet pa burrë, pënda e qeve
shkrehur, kopeja pa të zotnë, ullinjtë pa vjelur dhe unë mendjengritur,
as në dhe as në qiell, ditë e natë zemërngrirë e duke
u silloisur. Ti po ikën. Shtroja jote do të jetë toka, mbulesa
qielli, në shi, të ftft ohtë, borë e llohë, ngrënë e pangrënë, pirë
e papirë, përballë hasmit dhe breshërit të plumbave…. Dhe
mos o zot, që mu thaftft ë goja!” Mendonte këto dhe lotët i buronin
vetiu, teksa në gojë kishte një idhësirë të shëllirtë. Trupi
i ishte ftft ohur e mpirë dhe s’gjente as prehje as të ngrohtë.
Ata ishin zgjuar. Gjumi ishte arratisur, por ishin si të
huajtësuar, si të tjetërt, të pezullt e si në jerm.
Në mugëtirën e natës, pa fjfj alë, zemra i flfl iste zemrës,
mendja i flfl iste mendjes.

Mugëtira e mëngjesit po ia linte vendin dritës së zbehtë.
Merjemja u ngrit nga shtresat. Mori hejbenë dhe palosi në
të një e nga një ndërresat borë të bardha. U kujdes që asgjë
mos t’i lipsej, pastaj i gatiti sillën dhe ushqimet për udhë.
Zgjoi fëmijët, dy djemtë dhe vajzën, që të ndaheshin me të
atin. Ishin të vegjël dhe nuk kuptonin se çfarë po ndodhte.
Osmani u vesh, hodhi në sup hejbenë, në brez ngjeshi gjerdanin
e fifi shekëve, u mbulua me gunën e hirtë. Mbi krye vuri
festen e bardhë dhe në sup pushkën grykëgjatë, që ngjante si
një zgjatim i gjymtyrëve.
E përcolli deri te porta, jashtë avllisë . Ishte si e mpirë
dhe këmbët mezi i hidhte, por u përpoq ta mbante veten.
Ai e tërhoqi dhe e rroku në gjoks. Ndjeu sesi zemra e saj
fërgëllonte si zog.
– Mbeçi mirë! Mos kij merak për mua dhe kujdesu për
veten! Amanet fëmijët!
Ajo e ndoqi me sy deri sa mori tatëpjetën, që zbriste për
në fushë, te Puset e Dobrës. Ai qëndroi disa herë dhe e ktheu
kokën pas. Nga shtëpitë e lagjeve të tjera të Mazërekut, dolën
edhe burra të tjerë. Ata u bashkuan dhe u bënë një çetë.
Kazaja e Margëlliçit do të grumbulloheshin në Paramithi
dhe prej andej drejt e në front, në Janinë. Nga Çamëria u
bënë mbi pesë mijë burra luftft ëtarë.

* * *
Merjemja numëronte oret, ditet, javët. Kaluan muaj e po
vinte pranvera. Në Janine luftft ohej, janina mbahej. Nga i shoqi
asnje lajm. Herë- herë, vinte një kalorës dhe sillte mandatën e
vdekjeve. Ajo vdiste dhe ngjallej, por sa kohë lajmësi i mortit
nuk trokiste te porta e saj, Osmani ishte gjallë. Ne shtëpitë e
të rënëve hapeshin kësodhet, pa trupin e të rënëve. Merjemja
u mpak, u rrëgjua. Pesha e vuajtjes e kërrusi, flfl okët e bukur
iu argjenduam në cepat e syve , buzëve dhe në ballë u shfaqën
rrudhat, nga punët jashtë shtëpisë lëkura e bardhë dhe e butë
si mëndafshi, iu bronzua dhe iu rreshk.
Në ditët e para të marsit, sa kishte hyrë pranvera, dy ditë
para se të binte tradhëtisht janina, sjellësi i lajmit mortor
trokiti edhe në portën e saj.
– Bëhu e fortë! Zoti të dhëntë durim! Të të rrojnë fëmijët!
Osmani ra dëshmor për vatan, – tha ai me pikëllim. – E varrosën
dje në Bezhan, – dhe i dha si shenjë kujtimi sahatin me
qostek argjendi dhe kutinë e fakfontë të duhanit, që e kishte
shpuar një plumb.
Merjemja edhe pse ende e re, nuk u martua. Hodhi pushkën
në krahë, mbrehu pendën e qeve, shaloi kalin, rroku
parmendën, lëroi arat, mbolli dhe korri. Vetë grua e vetë
burrë, i doli zot mallit dhe gjësë, që i pat lënë i shoqi dhe rriti
me nder fëmijët.
Mars 2014

 

(Pergatiti dhe e dergoi per botim, Albert. Z Zholi)

Kontrolloni gjithashtu

Veterani i arsimit dhe i luftës së UÇK-së, Ramadan Rizani, nxori në dritë dy përmbledhje poetike: “Mos mi hap plagët e reja” dhe “Ç’faj kam unë”

Pas botimit të librit publicistik, “Krojmiri, strehë për mijëra të zhvendosur gjatë luftës”, në vitin …