Francesco Errico, Komandant i KFOR-it për Rajonin Perëndim vizitoi Rahovecin

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi i shoqëruar nga nënkryetari, z. Fatmir Iska mirëpritën në takim komandantin e KFOR-it italian për Rajonin Perëndim, Kolonelin, Francesco Errico, me bashkëpunëtorët e tij.

Kryetari Latifi e uroi komandantin për detyrën e re, ndërsa temë diskutimi ishte situata e sigurisë si dhe forcimi i bashkëpunimit në përkrahjen e projekteve të ndryshëm për qytetarët e komunës së Rahovecit.

Kryetari Latifi ka falënderuar Kolonelin Errico për angazhimin në ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit në Kosovë. Komuna e Rahovecit është e hapur për komunikim dhe për bashkëpunim për sigurinë dhe të mirën e përgjithshme, thuhet në postimin në facebook, të komunës së Rahovecit.

 

Kontrolloni gjithashtu

U përmbyll me sukses Festivali Folklorik “Anadrinia jehon”, çmimin e parë e fitoi SHKA “Koha” nga Tuzi

Ecuria e mirë e edicionit të 24-t të festivalit “Anadrinia jehon”, dëshmoi për punën dhe …