leoni

“Frankfurter Allgemeine Zeitung” ka shkruar për pasojat e mundshme që mund të ketë Qeveria Kurti nga Amerika

Gazeta prestigjioze gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” ka shkruar për pasojat e mundshme që mund të ketë Qeveria Kurti dhe Kosova nga një konflikt me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gazeta ka shkruar se Richard Grenell është i dërguari special i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për bisedimet e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Me një paralajmërim të ashpër në Twitter, ai (Grenell) iu drejtua Qeverisë në Prishtinë, meqë ajo doli kundër Uashingtonit“, shkruan gazeta. Sipas FAZ, kreu i ri i qeverisë kosovare, Albin Kurti, me sa duket ka hyrë në një konflikt të hapur me presidentin amerikan Donald Trump. “Kjo është e jashtëzakonshme, sepse të gjithë kosovarët e dinë që çlirimi i Kosovës nga sundimi i Beogradit në 1999, nga bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë dhe shpallja e pavarësisë e vitit 2008, janë kryesisht për shkak të Shteteve të Bashkuara”, ka shkruar gazeta gjermane.  FAZ shkruan se deri më tani asnjë kryeministër nuk e ka pasur guximin të dalë kundër qëndrimeve të Uashingtonit.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …