Fatmir Graiçevci: Frojdi – mendimtar tërësisht origjinal apo edhe plagjiator!?

Fatmir Graiçevci: Frojdi – mendimtar tërësisht origjinal apo edhe plagjiator!?

 

 

( I )

Zigmund Frojd. Emrin i tij e hasim në fusha të shumta të studimit por më i pranishëm është në fushën e psikiatrisë, psikologjisë dhe filozofisë. Ai është themelues i psiko-analizës dhe konsiderohet si njohësi më i mirë i ëndrrave. Njohësit e jetës dhe veprimtarisë së tij, me të drejt mendojnë se kthesë vendimtare në jetën dhe botëkuptimin e tij është vepra e mirënjohur “Ëndrrat dhe interpretimi i tyre” i botuar në vitin 1900. Në këtë libër, ai mes tjerash shprehet se rruga mbretërore për të arritur te pavetëdija e njeriut, janë ëndrrat. E psiko-analiza e tij qëllim kryesor kishte hulumtimin dhe njohjen e anës së pavetëdijshme të njeriut, pasi Frojdi, pas hulumtimeve të shumta, kishte konstatuar se shumica e problemeve mendore por edhe fiziologjike të njeriut, zanafillojnë te pavetëdija, nënvetëdija e tij ( lat.-Id ). Për të arritur deri te kjo pjesë e errësuar e njeriut, e cila përmban ngjarje të shumta nga e kaluara e tij, zakonisht përvoja traumatike e të pakëndshme, Frojdi kishte konstatuar se rruga më e mirë për të arritur atje janë ëndrrat. Duket se kjo e ka bërë që t’i përkushtohet më shumë analizimit dhe komentimit të ëndrrave. Ai nëpërmjet librave të tij të shumtë, na tregon se teorinë e tij mbi ëndrrat e ka ndërtuar duke analizuar qindra e mbase edhe mijëra ëndrra të pacientëve të tij të shumtë. Gjatë mbarështrimit të kësaj çështje, Frojdi shkruan se për t’i kuptuar ëndrrat dhe porosinë e tyre, ne duhet ta njohim gjuhën simbolike të personave që na dëftojnë ëndrrat e tyre. Lexuesi i veprave të tij në përgjithësi dhe librit të tij që e nxjerri nga anonimiteti ““Ëndrrat dhe interpretimi i tyre” do të mahnitet nga analizimi dhe interpretimi që ua bënë Frojdi ëndrrave. Por mahnitja do të fillon të venitet posa kujton mësimet e Biblës e të Kur’anit ku flitet për ëndrrat!!! Kur analizon njeriu mirë e mirë këto dy libra në njërën anë, dhe atë që shkruan Frojdi në anën tjetër, nuk ka se si të mos vije në mendje pyetja: Teoria e Frojdit mbi ëndrrat, është thelbësisht origjinale apo kemi t’bëjmë me një përpunim të njohurive që mund t’i ketë mësuar ai nga libri i shenjtë, Bibla apo Kurani!?

Edhe nga këto dy libra të shenjta, mësojmë për jetën me shumë vështirësi të Jozefit respektivisht Jusufit, vështirësi të cilat marrin fund fal njohurive të tij në analizimin dhe interpretimin e ëndrrave. Mënyra se si ai i analizon dhe interpreton ëndrrat, në esencë është e njëjtë me interpretimin dhe analizimin që ua bën atyre Zigmund Fojdi mijëra e qindra vite më vonë!!!

Edhe Jozefi, respektivisht, Jusufi, analizimin e ëndrrave e bën duke u bazuar në gjuhën simbolike të tyre. Në kohën e tij, mbreti i Egjiptit ëndërron se si 7 lopë të dobëta po i hanin 7 lopë të majme dhe mandej sheh 7 kallinj të mbushur dhe shtatë kallinj të vyshkur. Ndonëse oborrtarët e tij kishin bërë përpjekje për interpretimin e atyre ëndrrave, nuk ia kishin dal dot. Ndërkohë mbreti njoftohet se është një i burgosur që interpretonte ëndrrat në mënyrë të jashtëzakonshme dhe që jo rrallë kishte arritur ta parashoh të ardhmen e personave duke analizuar ëndrrat e tyre përkatëse. I mahnitur nga ato që dëgjon për këtë interpretues ëndrrash, mbreti kërkon që ai të lirohet nga burgu dhe t’ia shpjegon edhe ëndrrat e tij dhe nëse kanë ndonjë porosi edhe ato për të ardhmen e mbretërisë. Profeti Jozef / Jusuf i tregon se ëndrrat e tij kanë këtë porosi: Së shpejti do të vijnë shtatë vite të begatshme të cilat do të pasohen nga shtatë vite me thatësirë e me mungesë të frutave nga kulturat bujqësore. Dhe 14 vitet e ardhshme vërtetojnë atë që kishte paraparë profeti Jozef/Jusuf duke analizuar ato ëndrra. Por jo vetëm kaq. Masat që kishte ndërmarr mbreti duke u mbështet në profecitë e këtyre ëndrrave, kishte bërë që Egjipti ta forcojë tej mase ekonominë e tij. Mbase duke analizuar këto dy ëndrra, kishte lindur edhe ideja e parë e monopolizimit…!!!

Ndonëse Bibla e Kurani nuk e zbërthejnë se si ka arritur në këto konstatime ky profet, nga një analizë e thjeshtë mund të mësohet se edhe ai është mbështetur në simbolikën e ëndërrparësit – mbretit. Numri i lopëve dhe kallinjve na korrespondon me numrin e viteve ndërsa lopa dhe kallinjtë na korrespondojnë me simbolikën e pjellorisë. Një kokërr grurë = shumë kokrra grurë!!!

Një fakt tjetër që na shtynë të mendojmë se Zigmund Frojdi idetë për interpretimin e ëndrrave mund ta ketë marrë nga Bibla, është edhe përkatësia e tij kombëtare. Ai është hebre dhe kjo etni është e shquar për ruajtjen dhe kultivimin e traditave të tyre, pavarësisht se në cilin vend jetojnë. Nga Bibla mësojmë edhe diçka tjetër. Mbase është një fakt edhe më bindës se Frojdi ka marrë njohuri mbi ëndrrat dhe interpretimin e tyre shumë kohë para se ta shkruante librin e tij “Ëndrrat dhe interpretimi i tyre”.

Nga Bibla dhe Kurani mësojmë se profeti Jozef / Jusuf, gjatë fazës së fëmijërisë sheh një ëndërr teksa 11 ujë së bashku me diellin dhe hënën po i përuleshin atij! Këtë ëndërr ai ia dëfton babait të tij Jakobit / Jakupit. Me të dëgjuar të kësaj ëndrre, ai e këshillon birin e tij, Jozefin/Jusufin që atë të mos ia dëftoj askujt!!!

Athua përse!?

 

Jakobi / Jakupi e kupton se 11 yjet janë 11 djemtë tjerë të tij ndërsa dielli dhe hëna është ai vet dhe gruaja e tij dhe se ëndrra po paralajmëron se djali i tij Jozefi/Jakubi është i dalluar me dhunti nga djemtë e tjerë dhe kjo mund ta nxisë zilinë e tyre dhe t’i shtyjë ta bëjnë ndonjë prapësi ndaj tij! Po përse e këshillonte që atë ëndërr të mos ia dëftonte askujt tjetër!? A do t’ia jepte këtë këshillë djalit të tij Jozefit / Jusufit nëse nuk do ta dinte se jo vetëm ai por i gjithë komuniteti hebre kishte njohuri për analizimin dhe interpretimin e ëndrrave!? Por jo vetëm kaq! Nëse guxojmë të bëjmë krahasime të tjera, mendja do të na shpije edhe në ide tjera e hamendësime të tjera! Te hebrenjtë janë të njohura 12 fise që burojnë nga 12 djemtë e Jakobit, një prej të cilëve është edhe Jozefi. Këtë numër të fiseve e kemi edhe në kulturën tonë! Për ngjashmëritë e tjera mes popullit tonë dhe hebrenjve mund të mësojmë nga libri “ Gjurmime në lashtësi” të studiuesit të shquar Ahmet Qeriqi por ne do të ndalemi sërish te ëndrrat dhe interpretimin e tyre nga Zigmund Frojdi dhe nga urtia jonë popullore!!!

Zigmund Frojdi pas eksperimenteve të shumta dhe analizimit të ëndrrave të shumta të të tjerëve, kishte konstatuar se ëndrrat shpesh janë të shkaktuara nga nxitësit e jashtëm. Psh, ai i porosiste të tjerët që kur ta zinte gjumi, atë ta pickonin në faqe ose t’i ofronin aroma të ndryshme te hunda. Mandej ai kur zgjohej kujtonte se kishte ëndërruar dentistin teksa po ia kuronte dhëmbin dhe teksa shëtiste nëpër lagjet e Kajros ku tregtoheshin erëza të ndryshme.

Po të shohim se si janë analizuar dhe komentuar ëndrrat nga urtia jonë popullore. Këtë më së miri mund ta mësojmë duke analizuar vargjet e këngës “N’agim herët” të kënduar me shumë pasion nga këngëtarët Bijtë e Sefës por edhe këngëtar tjerë.

Në këngë, mes tjerash thuhet:

 

“N’agim herët kur u zgjova

Mua mu dok po binte shi

Qova kryet dhe shikova

Ata ishin lot e mi,…”

 

A nuk na dëftojnë këto vargje atë që na dëftonte Zigmund Frojdi mbi një shekull më parë: se ëndrrat mund të na shkaktohen edhe nga faktorët e jashtëm!? Vepra e Frojdit “Ëndrrat dhe interpretimi i tyre”  është përkthyer në gjuhën shqipe gjatë mesit të viteve të ’90-ta ( 1994 ) nga përkthyesi Rexhep Hida ndërsa kënga “N’agim herët” është shumë dekada më herët dhe vështirë se krijuesi popullor është bazuar në literaturën e Frojdit. Mbase mënyra e interpretimit mund të jetë ruajtur nga kujtesa popullore shekuj e shekuj me radhë. Është interesant edhe një element tjetër mes kulturës ebreje dhe kulturës sonë. Fjala është për simbolikën e gjarprit. Atë e hasim të pranishëm në kulturën tonë që nga koha e Ilirisë e deri më sot. Janë të shumta anijet ilire që në bashin e anijes e kishin kokën e gjarprit dhe kulti i gjarprit është ruajtur nga gjenerata në gjeneratë nëpërmjet bestitnyve sipas të cilave se çdo shtëpi ka gjarprin e saj dhe se ai është ora e shtëpisë dhe se nuk bën të mbytet asesi. A nuk ishte një nga mrekullitë e profetit të hebrenjve gjarpri!? Nga mësimet e Bibles dhe Kuranit mësojmë se profeti Mozes / Moisi / Musa mbante një shkop i cili shndërrohej në gjarpër dhe ishte një nga mrekullitë e tij!!!

Kontrolloni gjithashtu

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Bab’, ma gjej “Hamletin” Këtë kërkesë kishte ime bijë, nxënëse e klasës së nëntë, sot …