default

FSK-ja nis ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë” për validimin e Regjimentit të Tretë

Nga data 31 gusht deri më 5 shtator 2025, Forca e Sigurisë së Kosovës do të zhvillojë ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë”, si pjesë e përgatitjeve për validimin e Regjimentit të Tretë. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të konvojeve ushtarake nga vendbazimet e FSK-së drejt rajonit të Gjakovës, kryesisht në Aeroportin e Gjakovës dhe në Poligonin ushtarak të Babaj të Bokës. FSK-ja ka bërë thirrje për mirëkuptim nga qytetarët, duke theksuar se këto lëvizje janë të domosdoshme për realizimin e ushtrimit.

Kontrolloni gjithashtu

Jonas Westerlund: Institucionet të formohen sa më shpejt, 2026-ta mund të jetë vit i mirë për Kosovën

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka theksuar nevojën urgjente për formimin e institucioneve …