leoni

FSK pajiset me dronë të avancuar amerikanë “Puma RQ-20”: Thellohet bashkëpunimi strategjik Kosovë–ShBA

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se gjatë javës së kaluar Forca e Sigurisë së Kosovës, ka pranuar fluturaket pa pilot të tipit AeroVironment RQ-20 Puma, të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas ministrit, ky sistem i avancuar ajror është siguruar përmes programit shtet-më-shtet të njohur si Foreign Military Sale (FMS), ndërsa pagesa për pajisjen është realizuar që në vitin 2021. “Fluturaket ‘Puma’, krahas sistemeve tjera ajrore pa pilot, përbëjnë një kapacitet shtesë dhe të domosdoshëm për rritjen e aftësive të FSK-së në fushën e inteligjencës dhe mbikëqyrjes ajrore,” deklaroi Maqedonci, duke theksuar se ky është një hap i rëndësishëm në procesin e modernizimit dhe profesionalizimit të ushtrisë së Kosovës. Ai shtoi se bashkëpunimi me ShBA në fushën e mbrojtjes po thellohet vazhdimisht, duke prodhuar rezultate konkrete për ngritjen e kapaciteteve të FSK-së, si dhe duke konsoliduar partneritetin strategjik mes dy vendeve. “Ky bashkëpunim jo vetëm që forcon ushtrinë tonë dhe i shërben sigurisë kombëtare, por është edhe garanci për orientimin tonë euroatlantik dhe për arritjen e interesave të përbashkëta të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës,” theksoi ministri.

Kontrolloni gjithashtu

Matti Nissinen : Kosova në rrugën e duhur drejt integrimit euroatlantik

Ambasadori i Finlandës në Prishtinë, Matti Nissinen, në përfundim të mandatit të tij trevjeçar, ka …