Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka shprehur zhgënjimin e saj lidhur me vendimin e Qeverisë për ndarjen e shtesave për punëtorët shëndetësorë. Përmes një njoftimi, nga kjo Federatë kanë theksuar se shuma e ndarë prej 100 ose 150 eurove është ofenduese për punëtorët shëndetësorë. FSSHK ka kërkuar nga Qeveria dyfishimin e buxhetit për shëndetësinë, formimin e Komisionit në mes të MSH-së dhe FSSHK-së për nxjerrjen e aktit ligjor për shtesat në pagë deri në përfundim të pandemisë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
