Në kohën kur ka shqiptarë që mezi presin liberalizimin e vizave për të ikur drejt Evropës, patriarku fundamentalist serb, Irinej u ka bërë thirrje të gjithë serbëve që kanë jetuar në Kosovë, të kthehen në shtëpitë e tyre. “I ftoj të gjithë ish-banorët e Kosovës të kthehen nëpër shtëpitë, tempujt dhe varrezat e tyre e të mbrojnë dhe ruajnë atë që e kanë trashëguar nga paraardhësit e tyre”, ka deklaruar Irinej, I cili para disa javëësh nuk kursehej as nga thirrjet për përdorimin e forcës për të rikthyer Kosovën. Gjatë shënimit të festës së Shën Stefanit në Manastirin e Deçanit, morën pjesë edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq si dhe dy ministrat serbë të Qeverisë Mustafa, Branimir Stojanoviq dhe Dalibor Jevtiq.
Kontrolloni gjithashtu
Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë
Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
