Fushata e korrje-shirjeve për vitin 2018 në Komunën e Rahovecit po zhvillohet pa probleme

Në Komunën e Rahovecit, ka filluar fushata e korrje-shirjeve për vitin 2018, ecurinë e fushatës nga afër në vazhdimësi janë duke e përciellur anëtarët e shtabit komunal të caktuar me vendim të Kryetarit të Komunës, Smajl Latifi. Berat Duraku, drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, njëherit edhe kryesues i shtabit komunal për korrje-shirje i shoqëruar edhe nga anëtarët tjerë, kanë parë nga afër fillimin e kësaj fushate, ku nga fermerët dhe kombajnerët, kanë marrë informata për ecurinë e këtij procesi shumë të rëndësishëm si dhe për rendimentin e grurit. Selami Mashuku, Zyrtar për lavërtari dhe prodhim të kulturave, po ashtu anëtar i shtabit për korrje-shirje, ka thënë se ky proces po shkon sipas planit, po ashtu njofton se nga të korrat që po kryhen edhe rendimenti është i kënaqshëm.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e tetë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi sot në Viti është …