Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak, mbajnë sot një diskutim publik lidhur me rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi

Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak, mbajnë sot një diskutim publik lidhur me rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi

Gjatë ditës së sotme duke filluar në orën 15:00 drejtpërdrejt nga Uashingtoni emisari amerikan, Gabriel Escobar dhe ai evropian, Miroslav Lajçak, do të mbajnë diskutim publik lidhur me rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi. Ky diskutim vjen në kohën kur dialogu është një prej tri kërkesave të tyre kryesore për të dyja palët. Po ashtu në njoftimin që e ka lëshuar Këshilli Atlantik thuhet se progresi i fundit në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës përmes dialogut Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE-ja kërcënohet nga përshkallëzimi i tensioneve në veri të Kosovës. Më tutje është bërë e ditur se ky diskutim do të ofrojë njohuri se si SHBA dhe BE synojnë të ndihmojnë në zbutjen e tensioneve dhe të gjejnë zgjidhje të mundshme që Serbia dhe Kosova të krijojnë marrëdhënie më të qëndrueshme

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi kritikon ashpër Vetëvendosjen për kandidaturën e Haxhiut: “Shkelje kushtetuese dhe përçmim ndaj qytetarëve”

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra pas insistimit të Lëvizjes …