Gabriel Escobar, raporton sot në Komisionin e Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë për tensionet Kosovë - Serbi

Gabriel Escobar, raporton sot në Komisionin e Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë për tensionet Kosovë – Serbi

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pritet të raportojë sot në Komisionin e Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë. Në raportimin përmes të cilit z. Escobar pritet të dalë para Komisionit, riktheksohet përkushtimi amerikan për integrimin e vazhdueshëm të rajonit në strukturat euroatlantike dhe fokusimin e veçantë në progresin dhe sfidat në marrëdhëniet Kosovë-Serbi. Pjesa e konsiderueshme e raportit fokusohet në marrëdhëniet e tensionuara mes Kosovës dhe Serbisë dhe nevojën e zbatimit të Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit, e cila përfshin edhe obligimin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Marrëveshja për Rrugën drejt Normalizimit mbetet epiqendra përmes së cilës Kosova dhe Serbia përmbushin obligimet e tyre, duke përfshirë edhe themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë. Në raport, Escobar shpreh shqetësimin e tij për tensionet e fundit në veri të Kosovës dhe dhunën e ushtruar nga protestuesit serbë kundër forcave paqeruajtëse, policisë dhe gazetarëve

Kontrolloni gjithashtu

Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Prishtinë, ambasadori Aivo Orav ka biseduar me ndërmjetësin evropian për dialogun, M. Lajçak

Ambasadori britanik falënderon Aivo Orav për kontributin në rrugën euro-atlantike të Kosovës

Ambasadori i Mbretëria e Bashkuar në Kosova, Jonathan Hargreaves, ka shprehur mirënjohje për Aivo Orav …