leoni

Gani Geci kritikon kërkesën për votim të fshehtë: Tentativë për blerje votash dhe manipulim politik

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e nisur më 15 prill, vazhdon të mbetet e papërfunduar, teksa zgjedhja e kryetarit të Kuvendit ka dështuar për herë të nëntë. Në përpjekjen më të fundit, Lëvizja Vetëvendosje nuk e propozoi drejtpërdrejt kandidaten e saj, Albulena Haxhiu, por kërkoi që votimi të bëhej në mënyrë të fshehtë – një kërkesë që u kundërshtua nga partitë opozitare. Këtë zhvillim e ka komentuar ish-deputeti Gani Geci  duke e cilësuar kërkesën për votim të fshehtë si përpjekje për blerje të mundshme votash dhe si një formë manipulimi politik. Këta që dy muaj janë duke tentuar të blejnë vota… po përpiqen ta bëjnë këtë përmes votës së fshehtë, që nuk mund të identifikohet se kujt i përket. Kjo është një formë e ‘prostitucionit politik’, që nuk guxojnë ta bëjnë hapur, por mundohen ta fshehin,” u shpreh Geci.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova do t'i kontrollojë kufijtë e vet energjetikë, pas bashkimit me Bllokun Rregullues të Sistemeve Energjetike Kosovë-Shqipëri

Kosova me varësi të shtuar nga importi i energjisë – mbi 56 milionë euro vetëm gjatë prillit

 Prodhimi i brendshëm i energjisë në Kosovë ka rënë ndjeshëm gjatë muajit prill, duke detyruar …