Kavalieri i ministres Shvarc, Gani Jakupi, denoncohet për 7 vepra penale dhe 14 prova, nën akuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe krime ekonomike. Denoncimi që përfshin shtatë vepra penale dhe katërmbëdhjetë prova të detajuara është dorëzuar kundër Gani Jakupit, i cili deri vonë u pagua nga shteti i Kosovës si konsulent i jashtëm me një pagë prej 7 mijë e 500 euro në muaj. Denoncimi është bërë nga ish-bashkëpunëtorja e tij, Majlinda Bregasi, e cila është në kallëzimin penal si palë e dëmtuar. Ajo ka ngritur kallëzimin në Policinë e Kosovës, në Departamentin për Krime Ekonomike. Sipas Bregasit, veprat për të cilat denoncohet Jakupi përfshijnë: keqpërdorim të pozitës zyrtare, shpëlarje parash, shmangie nga tatimi, mashtrim, konflikt interesi, falsifikim dokumentesh zyrtare, dhe mashtrim me subvencione. Në kallëzim po ashtu theksohet se gjatë procedurës penale mund të dalin në pah edhe vepra të tjera. Ministrja Shvarc kishte shprehur krenari për punën e tij dhe kishte kritikuar opozitën dhe mediat për sulmet ndaj tij.
Kontrolloni gjithashtu
Ekspertët e sigurisë kanë ngritur alarmin për rrezikun e vazhdueshëm që i kanoset Kosovës
Duke paraqitur mendimet e tyre për sulmin terrorist në kanalin e Ibër – Lepencit në …