leoni

Ganimete Musliu

Ganimete Musliu akuzoi deputetin, Salih Zyba, për sjellje arrogante e rrugaçërie, gjatë mbledhjes me drejtorin e AKI-së

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu,  akuzoi  deputetin e Vetëvendosje Salih Zyba, duke e cilësuar sjelljen e tij si “të rrugaçit” gjatë një mbledhjeje të komisionit parlamentar, ku mori pjesë edhe drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Musliu e konsideroi ndërhyrjen e Zybës si të papranueshme dhe një shtim presioni ndaj saj dhe drejtuesit të AKI-së. Në deklaratën e saj, Musliu kujtoi përpjekjet për të garantuar rregullin në sallë dhe theksoi se kishte kërkuar që sigurimi i AKI-së të qëndronte jashtë sallës së Kuvendit, për të respektuar rregulloren. Gjatë takimit, Zyba kishte ndërhyrë në mënyrë të papritur, gjë që Musliu e përshkroi si një veprim kërcënues dhe presion të drejtpërdrejtë. Kjo për mua është e frikshme,tha ajo, duke pohuar se sjellja e Zybës  ishte një presion i papranueshëm edhe mbi drejtorin  e AKI-së.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasada Amerikane në Prishtinë kërkon që në insitucione të emërohen profesionistë me përvojë e jo aleatë politikë

Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë ka shprehur mirënjohje për vendin tonë për bashkëpunimin në çështjet e migracionit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka shprehur mirënjohje për vendin tonë …