Ganimete Musliu

Ganimete Musliu: Është koha t’i japim Albinit, Dejonës dhe marionetave të tyre një leksion politik

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Muslia ka drejtuar kritika të shumta ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, Vetëvendosjes dhe eksponentëve të kësaj partie. Ajo ka vlerësuar se Vetëvendosja po përpiqet për  instalim të një sistemit monist dhe mosrespektim të kushtetutës. ”Prej një qeverie që brenda katër vitesh procedon 11 ligje antikushtetuese, nuk pritet respektim i vendimit të Gjykatës Kushtetuese. VV po mundohet të instalojë sistem monist. E meqenëse këta zhyllanat e VV-së nuk po e respektojnë kushtetutën e Kosovës, ka ardhë koha që partitë opozitare mos ta respektojnë rregullorën dhe ta kthejnë debatin në Kuvend. Ka ardhë koha për veprim. Ka ardhë koha t’i japim Albinit, Dejonës dhe marionetave të tyre një leksion politik;Për Kosovën shtet të lirë, sovran dhe demokratik.
#podemokracisë
#jodiktaturës” ka shkruar deputetja, Ganimete Musliu.

Kontrolloni gjithashtu

Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: VV-ja po përpiqet të imponojë një rend të ri, i cili është në kundërshtim me rendin kushtetues të Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka shkruar se Vetëvendosja po përpiqet të …