Ganimete Musliu: Dejona Mihali duhet të shpallet person non-grata, po i dirigjon deputetët e Vetëvendosjes se si të votojnë në Kuvend

Ganimete Musliu: Jemi lodhur nga bllokada, por zgjidhja nuk është në dorën time

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka komentuar krizën e vazhdueshme institucionale dhe dështimet e njëpasnjëshme për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke shprehur zhgënjimin e saj me situatën. E pranishme në seancën e 31-të konstituive, Musliu theksoi se edhe ajo, si qytetarët dhe kolegët deputetë, është lodhur nga zvarritja e procesit, por theksoi se përgjegjësia për tejkalimin e kësaj gjendjeje nuk varet prej saj personalisht. “Do ta përmbush obligimin tim qytetar që të jem prezente në çdo seancë, përderisa nuk varet prej Ganimete Musliu ndryshimi i këtij pozicioni ku ka mbetur Kuvendi,” u shpreh ajo. “A jemi lodhur edhe ne edhe ju edhe qytetarët? Jemi lodhur, por nuk është në dorën time.”

Kontrolloni gjithashtu

Gjermania riafirmon mbështetjen për KFOR dhe ekipin këshillues të NATO-s në Kosovë

Sot, gjatë Konferencës së Shteteve Kontribuese të Forcave KFOR, Ngarkuari me Punë i Ambasadës Gjermane …