Gaxheri: Në LDK ka kandidatë më shumë se gishtat e dorës që mund ta udhëheqin këtë parti

Duke folur se kush mund të zgjedhet kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në kuvendin e sotëm, deputetja e kësaj partie, Besa Gaxherri ka theksuar se në LDK fatbardhësisht ka kandidatë më shumë se gishtat e dorës që do të mund ta udhëheqin këtë parti. Ajo ka shtuar më tutje se ka edhe gra që mund ta udhëheqin dinjitetshëm Lidhjen Demokratike të Kosovës. Nuk mund ta thotë askush para Kuvendit Zgjedhor se kush do të jetë i kryetar i LDK-së. Kuvendi do ta vendosë këtë gjë. Duke pasur parasysh relevancën e LDK-së në kuadër të Republikës së Kosovës dhe duke pasur parasysh situatën politike në Kosovë, ky Kuvend Zgjedhor është shumë i rëndësishëm. Ne duhet të dalim me një rezultat nga ky kuvend për t’i dhënë shpresë Kosovës, ka deklaruar deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka kritikuar qeverinë aktuale të Kosovës, duke e konsideruar si të prishur

Ardian Gjini: Jemi në proces të çmontimit të shtetit, Kurti po shpërfill rendin kushtetues dhe ligjin

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka ngritur alarmin për gjendjen politike …