Programi Botëror i Ushqimit (WFP) i Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se katastrofa që po zhvillohet në Gaza kujton uritë e shekullit të kaluar në Etiopi dhe Biafra të Nigerisë.
Drejtori i emergjencave të WFP-së, Ross Smith, ka thënë për gazetarët se: “Kjo është ndryshe nga çdo gjë që kemi parë në këtë shekull. Na kujton katastrofat e dikurshme në Etiopi apo Biafra, në shekullin e kaluar,” ka thënë ai, duke kërkuar që të veprohet urgjentisht.
Kujtojmë se më herët, edhe trupi i mbështetur nga OKB, “Integrated Food Security Phase Classification” (IPC), ka lëshuar një alarm duke thënë se “skenari më i keq i urisë po ndodh aktualisht në Rripin e Gazës”.