Në një artikull special, gazeta britanike, “The Guardian”, shkruan për fillimin e gjykimit kundër ish kryetarit të Kosovës Hashim Thaçi, të cilin e paraqet si politikanin më të shquar në Kosovë. Javën e kaluar, Thaçi, i cili shërbeu si kryeministër dhe kryetar i Kosovës, u paraqit në bankën e të akuzuarve të një gjykate të Hagës, së bashku me tre kolegë të shquar, të gjithë të akuzuar për krime lufte të kryera gjatë luftës së viteve 1998-1999, duke përfshirë bashkëpunimin, në vrasjen e 102 personave. Ndërsa prokurorët paraqitën rastin e tyre kundër Thaçit dhe të pandehurve të tjerë Rexhep Selimi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi – të gjitha figura të larta në udhëheqjen e UÇK-së gjatë luftës kundër forcave serbe nga viti 1998 deri në vitin 1999, ata përshkruan një fushatë të supozuar të vrasjeve, torturës dhe represionit kundër kundërshtarëve dhe anëtarët e pakicave etnike të drejtuar nga katër burrat. “The Guardian” e ka përmendur edhe raportin e Dick Martyt që është publikuar në vitin 2010, që pretendonte për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, përfshirë trafikimin e organeve nga UÇK-ja, megjithatë thuhet se çështja ka vazhduar në gjyq me ritëm të ngadaltë, ndërsa pretendimet për vrasjen e viktimave dhe gjoja marrjen e organeve të tyre janë zhdukur nga procedurat.
