Gazmend Syla: Aksioni ndaj Trendafilovës ishte simbolik, jo për ta frikësuar – nuk është në traditën shqiptare

Gazmend Syla, nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka sqaruar se aksioni i ndërmarrë nga OVL UÇK gjatë qëndrimit të kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, në Kosovë, nuk kishte për qëllim ta frikësonte atë. Syla theksoi se protesta nuk ishte as masive, as e dhunshme, dhe se mori pjesë vetëm kryesia e organizatës. “Qëllimi ishte të relativizohej konferenca e saj dhe t’u tregonim mediave tona që të mos e dëgjojnë atë, por të na dëgjojnë ne – sepse ne flasim në emër të së vërtetës për bashkëluftëtarët tanë,” tha ai. Syla mohoi kategorikisht që ky aksion të ketë pasur karakter kërcënues, duke e quajtur si “trillim” idenë se Trendafilova është frikësuar. “Nuk është në traditën e shqiptarëve të frikësojnë gra në moshë. OVL UÇK ka vepruar gjithmonë me dinjitet dhe kurrë nuk është kërcënuar ndonjë gjyqtar apo dëshmitar në Kosovë nga veteranët,” u shpreh ai. Ai theksoi se OVL UÇK mbetet e përkushtuar ndaj paqes dhe drejtësisë, por edhe ndaj mbrojtjes së dinjitetit të luftëtarëve të UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve është shënuar me aktivitete edhe nga Policia e Kosovës

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve “1 Qershori” është shënuar me aktivitete edhe nga Policia e Kosovës. …