Gazmend Syla: Sot, në njëvjetorin e ndarjes nga jeta, nderuam me respekt jetën dhe veprën e patriotit Ahmet Qeriqi

Sot, në njëvjetorin e ndarjes nga jeta, nderuam me respekt jetën dhe veprën e patriotit Ahmet Qeriqi, një burrë që la pas një trashëgimi të çmuar në shërbim të atdheut.
Në kohët më të vështira për vendin ai nuk heshti, por u bë zë i lirisë përmes fjalës dhe veprës së tij.
Si themelues i “Radio Kosova e Lirë” gjatë luftës sonë çlirimtare, baca Ahmet kontribuoi që e vërteta dhe shpresa të arrijnë te populli ynë në ditët më të rënda, duke lënë pas një shembull të përkushtimit dhe dashurisë së pashuar për atdheun.

Kontrolloni gjithashtu

Mahmut Ferati: Ahmet Qeriqi- ka lënë një bagazh të madh në krijimtarinë e tij shumëdimenzionale

Sot, në “Pallatin e Rinisë” – Prishtinë, Akademi në përvjetorin e ndarjes nga jeta të …