leoni

Gerard McGurk Emërohet shef i ri i Misionit të OSBE-së në Kosovë

Ambasadori britanik Gerard McGurk ka marrë zyrtarisht detyrën si shef i ri i Misionit të OSBE-së në Kosovë. Me një karrierë të gjatë në diplomacinë britanike, McGurk sjell përvojë të gjerë në menaxhim krizash, diplomaci shumëpalëshe dhe bilaterale. Ai ka qenë pjesë e ekipit të qeverisë britanike për procesin e statusit final të Kosovës nën udhëheqjen e Martti Ahtisaarit. Në fjalën e tij të parë në detyrë, McGurk theksoi përkushtimin për dialog, partneritet dhe mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ai pason ambasadorin Michael Davenport dhe premton vazhdimin e angazhimit të OSBE-së në forcimin e qeverisjes, të drejtave të komuniteteve dhe sigurisë publike në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: PDK-ja nuk ka qenë e hapur për kompromis me Kurtin dhe VV-në

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka deklaruar se partia e tij nuk ka pasur asnjë …