Giovanni Pietro Barbano: EULEX është i gatshëm për të përkrahur institucionet e Kosovës në masën maksimale

Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, ka thënë se është i tmerruar nga sulmi i të dielës në veri të Kosovës. Ai ka shkruar se misioni që ia drejton është i gatshëm për të ofruar përkrahje maksimale për institucionet e Kosovës. “Ngushëllimet më të thella për familjen e zyrtarit policor që vdiq në detyrë. I uroj shërim të shpejtë dy policëve tjerë të lënduar. EULEX-i, si reaguesi i dytë i sigurisë në Kosovë, është i angazhuar plotësisht dhe po e monitoron nga afër situatën në vendin e ngjarjes e është i gatshëm për të përkrahur institucionet e Kosovës në masën maksimale të mundshme, në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë për të gjitha komunitetet, në koordinim të ngushtë me KFOR-in”, ka shkruar Barbano në platformën “X”.

Kontrolloni gjithashtu

Aida Dërguti kritikon Kushtetuesen: “Vendimet si në futboll, vetëm kohë shtesë për pushtetin”

Opinionistja Aida Dërguti ka kritikuar ashpër vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, i cili i …