Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri gjatë protestave të sotme ka deklaruar se Gjakova ishte e para që i tha Jabllanoviqit, i tha shporru dhe e para që është duke i thënë JO marrëveshjes për Zajdenicën dhe Demarkacionin. “Gjakova i tha e para Jabllanoviqit shporru dhe ai u shporr. Sot, Gjakova po i thotë jo marrëveshjeve dhe ato natyrisht nuk do të kalojnë. Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi po mundohen ta heshtin opozitën dhe të frikësojnë qytetarët por një gjë e tillë nuk do të ndodh. Republika do të bëhet edhe pse po kundërshohet nga Isa dhe Hashimi”, ka shtuar ai. Kosova nuk duron që t’i falen tokat. Në fund ai ka thënë se opozita do të organizojë manifestime të tjera në shumë qytetet, dhe në Prishtinë do të vendosin se Republika është e pavdekshme.
Kontrolloni gjithashtu
Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë
Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
