Sindikata e Gazetarëve Palestinezë duke njoftuar se punonjësit e mediave kanë pësuar 1.640 sulme që nga 7 tetori i 2023 që kur Izraeli kryen gjenocid në Rripin e Gazës, tha se ata i janë ekspozuar masakrës më të frikshme të historisë së shtypit”, transmeton Anadolu. Kreu i Sindikatës, Nasser Abu Bakr, mbajti një fjalim në konferencën “Media për Palestinën” që po zhvillohet në Ramallah. “Statistikat e UNESCO-s tregojnë se 900 gazetarë janë vrarë në mbarë botën që nga viti 2013. Kjo tregon se rreth 82 gazetarë janë masakruar në vit”, tha Abu Bakr. Gjatë kësaj lufte djallëzore në Gaza u vranë dy herë më shumë gazetarë sesa u vranë në të gjithë botën”, shtoi ai duke tërhequr vëmendjen se që nga 7 tetori e deri më tani kanë vdekur 188 gazetarë në Gaza në sulmet e Izraelit. Kaq shumë gazetarë nuk u vranë në dy luftërat botërore”, tha kreu i Sindikatës së Gazetarëve Palestinezë.
Kontrolloni gjithashtu
Gjuriq akuzon KQZ-në për diskriminim politik ndaj serbëve, e lidh vendimin me heqjen e masave të BE-së
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, ka reaguar ashpër pasi Komisioni Qendror …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
