Gjatë luftimeve në Ramadi, amerikanët kanë vrarë rreth 350 pjesëtarë të armatosur të ISIS-it

Burime të Al-Xhaziras bëjnë të ditur se nga sulmet ajrore të aeroplanëve ushtarakë amerikanë, gjatë luftimeve të fundit  në Ramadi të Irakut,  janë vrarë rreth 350 pjesëtarë të armatosur të ISIS-it. Zëdhënësi i Komandës ushtarake amerikane në Bragdad, Steve Warren, ka deklaruar për gazatarët në Pentagon se në Ramadi kishte prej 600 deri në 1000 pjesëtarë të ISIS-it, prej kur ky qytet ishte pushtuar nga  forcat e Kalifatit Islamik. Një epror i lartë amerikan ka deklaruar se forcat ushtaraka të Irakut janë shumë të ngathëta, por ne do t iu ndihmojmë në realizimin e qëllimeve të tyre. Ditë më pare gjatë luftimeve ishin vrarë 27 ushtarë irakianë në një përleshje me forcat e ISIS-it. Ashtu si zakonisht, edhe kësaj radhe nuk janë dhënë informata për pësimet e popullatës civile, pavërësisht se gjatë luftimeve nëpër qyete dhe vendbanime numri i civilëve të vrarë është shumë fish më i madh se sa ai i forcave ndërluftuese. Prej fillimit të luftës në Irak në vitin 2003, thuhet se janë vrarë më shumë se 1 milionë civilë irakianë sunitë dhe shiitë.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …